Agjenda Cyrih MAPS informon dhe integron
Njoftim për aktivitete në shumë gjuhë
Kalendari i aktiviteteve të agjendës së Cyrih MAPS informon çdo muaj për ofertat e volitshme dhe të shumëllojshme kulturore në qytetin e Cyrihut. Në te gjeni të përkthyera aktivitetet aktuale në gjuhët e mëposhtme: shqip, arabisht, në gjuhën boshnjake / serbe / kroate, anglisht, frëngjisht, italisht, persisht, portugalisht, rusisht, spanjisht, tamilisht dhe turqisht. Nga viti 2015 kalendari shfaqet edhe në dialektet mandarin, somali dhe tigrinja.
Kush është i informuar, mund të jetë i pranishëm
Ky publikim ju kushtohet në rend të parë emigrantëve me gjuhë të huaj, sidomos atyre që kanë mjete të kufizuara financiare. Informacioni i plotë në gjuhën amtare mundëson një pjesëmarrje të barabartë, në një fushë të jetës publike, në të cilën integrimi individual është lehtësisht i mundshëm.
MAPS për të gjithë!
Abonentët janë persona privat, sikur edhe organizatat që janë në kontakt me njerëzit me gjuhë të huaj: zyrat e regjistrimit të banorëve, shkollat e gjuhëve, qendrat sociale, qendrat e komunitetit, shoqatat e të huajve, ambulancat mjekësore etj.Agjenda mujore shfaqet në internet online si buletin dhe si broshurë e shtypur. Ajo mund të merret falas ose me një abonim solidar. Abonimi mund të bëhet me telefon: 044 415 65 89, me E-Mail dhe mund të porositet ose të anulohet përmes formularit kontaktues.
Krijuesi/et e MAPS-it
Ekipi i projektit të MAPS-it, përveç udhëheqjes së projektit përbëhet edhe nga një hapësirë përdorimi dhe një asistencë prej 15-20 përkthyesish vullnetarë si dhe nga 5- 7 ndihmësish shpërndarës dhe korrierësh, të cilët shpërndajnë broshurat e MAPS-it nëpër kutitë postare të abonentëve.
Përkrahja e nxitjes integruese nga sektori publik
Edicioni i parë i agjendës Cyrih MAPS u shfaq në verën e vitit 2001. Që nga viti 2006 AOZ publikon kalendarin e aktiviteteve me porosi të qytetit të Cyrihut. Ekipi i projektit mirëpret individë dhe kompani, të cilët përmes ndihmave angazhohen për nxitjen e këtij projekti integrues. Na kontaktoni!